Lajmet e fundit
Sulmuesi suedez do të kompletojë transferimin e tij në Old Trafford pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain të skadojë, në mënyrë që të marrë disa pagesa shtesë për besnikëri ndaj klubit.

Zlatan Ibrahimoviq do ta kompletojë transferimin e tij tek Manchester United të premten.
Suedezi është pajtuar të transferohet në Old Trafford, por e ka shtyrë zyrtarizimin për të marrë disa bonuese pas skadimit të kontratës me Paris Saint-Germain.
Ibra do të nënshkruajë kontratë njëvjecare me United, me gjasë me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.