Lajmet e fundit
Sulmuesi e ka pranuar se mund t'i jepte fitoren Djajve të Kuq në përballje me skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp të hënën, por ka thënë se do të luajë më mirë në të ardhmen

Zlatan Ibrahimoviq ka thënë se mund të luante më mirë dhe t'i jepte fitoren skuadrës në përballjen me Liverpool të hënën.
Ish sulmuesi i Paris Saint-Germain pati një rast të shkëlqyeshëm shënimi pas një krosimi të Paul Pogba në fillim të pjesës së dytë, por dështoi ta gjejë portën nga afërsia.
United dështoi të gjejë portën në përballjen e Premierligës, dhe Ibrahimoviq e ka pranuar se mund të bënte diferencën.
"Ishte e vështirë sepse po e ndiqja topin, në vend se ta sulmoja. Por të paktën duhet të shkonte në drejtim të portës".
"Por isha në vendin e duhur dhe kjo është me rëndësi. Do të jem më i mirë radhës tjetër".