Zlatan Ibrahimoviq ka marrë një ofertë interesante nga skuadra Rot-Weiss Oberhauser, klub i ligës regjionale gjermane.
Ibra ende nuk e ka bërë të ditur të ardhmen e tij, ndërsa është përfolur shumë si një nga transferimet e Jose Mourinho në Old Trafford.
Ylli suedez ka marrë një ofertë edhe nga skuadra e Reginallaliga, Rot-Weiss Oberhausen, që më së paku mund të quhet e zakonshme.
Ajo përfshin emërimin mbret të suedezit, riemërimin e markës së birrës në Ibrahimoviq Pilsener, ofrimin e ushqimit suedez në stadium dhe pagesën e rrogës nga Evo, kompani energjetike.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.