Lajmet e fundit

Skuadra e Manchester United, përsëri ka karakter dhe pak arrogancë, sipas ish-mbrojtësit Gary Neville.
Ai ka shtuar se një profil i një futbollisti si Ibrahimovic i ka munguar United në dy-tri vitet e fundit, transmeton Klan Kosova.
“Ky ekip që shoh sot duket me i zhvilluar , ka karakter dhe pak arrogancë – Zlatan, Pogba”.
“Kur shkoj në Old Trafford, pres të shoh në fanellën e United, arrogancë, vetëbesim, të papriturën. Dua të zbavitem çdo minutë. Nuk pres të mërzitem”, ka thënë Neville.
“Ibrahimovic është një djalë që beson se është Zot”, ka shtuar anglezi./Klan Kosova/