Lajmet e fundit
Sulmuesi suedez insiston se Djajtë e Kuq do të luftojnë për trofeun e ligës këtë edicion, deri në fund

Zlatan Ibrahimoviq ka thënë se Manchester United do të luftojë për trofeun e Premierligës deri në fund të edicionit.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho luajti kryesisht në defansivë ndaj Liverpool, që tashmë ka kaluar disa sfida ndaj skuadrave të mëdha të ligës.
Djajtë e Kuq ishin vecanërisht frustrues për kundërshtarët në pjesën e parë, pasi përdorën fuqinë për të zotëruar fushën.
"Mendoj që ishte ndeshje e mirë, e vështirë në të njëjtën kohë".
"Rezultati ishte i mirë po ashtu, pasi Liverpool është skuadër e fortë".
"Sa i përket Premierligës, do të luftojmë për titullin deri në fund të edicionit".