Lajmet e fundit

Sulmuesi veteran Zlatan Ibrahimoviq tha të martën se shpreson të luan në Kampionatin Evropian, në vitin e ardhshëm pavarësisht moshës së tij.
Ibrahimoviq, 41 vjeç, do të thyejë rekordin e moshës së portierit italian Dino Zoff në një ndeshje kualifikuese për Euro prej 40 vjet e 90 ditë, të vendosur në 1983.
“Unë nuk mendoj aq shumë përpara, duke pasur parasysh atë që kam kaluar me lëndime. Nëse ndihem mirë fizikisht, do të vazhdoj”, u tha gazetarëve sulmuesi veteran i AC Milan, kur u pyet nëse do të luante në Euro 2024 në Gjermani, nëse Suedia do të kualifikohej.
Gjatë fundjavës së kaluar, Ibrahimoviq bëri histori duke u bërë personi më i vjetër që ka shënuar gol në Serie A, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa i kënaqur me arritjen, futbollisti suedez tha se dëshiron të jetë në gjendje të “krahasohej me të gjithë të tjerët” dhe jo vetëm të ishte mbresëlënës për moshën e tij.
“Nuk jam këtu për bamirësi. Unë jam këtu për të luajtur lojën time dhe për të ofruar dhe sjellë rezultate përmes performancës sime. Kështu që shpresoj se mund të vazhdoj ta bëj këtë”, tha Ibrahimoviq.
Nëse Suedia kualifikohet në kompeticionin e vitit të ardhshëm, Ibrahimoviq mund të mposht gjithashtu rekordin e moshës për një kampionat evropian, të vendosur nga hungarezi Gabor Kiraly, i cili luajti në edicionin e vitit 2016 në moshën 40-vjeçare.
Pasi Suedia nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2022, Ibrahimovic tha vitin e kaluar se do të "vazhdonte për aq kohë sa të mundem" dhe ka thënë se është "në panik" në perspektivën e daljes në pension.
Suedia do të përballet me Belgjikën të premten dhe Azerbajxhanin më 27 mars. /Klankosova.tv.