Lajmet e fundit
Braziliani, tani bashkëlojtar i Zlatan tek Paris Saint-Germain, ka kujtur ditën kur temperamenti i sulmuesit shpërheu.

Moskujdesi në atë që pati folur i ka kushtuar me hedhje në shportë nga Zlatan Ibrahimoviq, mesfushorit problematic Genaro Gattuso, kujton Thiago Silva.
Treshja ka luajtur tek Milan, duke i ndihmuar skuadrës të triumfojë në Serie A më 2011, para se Ibra dhe Silva të largoheshin drejt Parisit.
Duhet dikush me shumë guxim, zakonisht ndonjë kundërshtar, për ta nxehur Ibrahimoviqin, por bashkëlotari i tij Gattuso e kuptoi këtë gjë në mënyrën më të keqe të mundshme, kujton mbrojtësi Brazilian.
“Një ditë gjatë stërvitjeve të mëngjesit Gattuso u tall tërë kohën me Zlatanin. Ai e provokonte, por Zlatan nuk fliste. Në fakt revashi i tij nuk vonoi”.
“Gattuso dhe Zlatan u takuan në dhomat e zhveshjes, dhe Ibra e kapi atë dhe e hodhi në shportë”.
“Ishte e pabesueshme. Të gjithë filluam të qeshnim me zë. Nuk kemi ndaluar së qeshuri për një javë”.