Manchester United ka vënë kontakt me përfaqësuesit e Zlatan Ibrahimoviq-it, shkruan L'Equipe, përcjellë Klan Kosova.
Besohet se sulmuesi do ta lë Paris Saint-Germain-in në fund të sezonit, pasi që fitoi edhe titullin e katërt në Ligue 1.
Gazeta shkruan se agjenti i Ibrahimoviq-it, Mino Raiola, do të fillojë bisedimet për largimin e yllit nga Parku i Princave në prill.
Ndërsa pos Unitet të interesuar në lojtarin janë edhe Chelsea.
34 vjeçari ka thënë se ka dëshirë të luajë në Premier Ligë, ndërsa besohet se cilado nga skuadrat, Chelsea ose United, nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve do ta afektojë vendimin e suedezit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.