Lajmet e fundit

Paul Pogba, mund të përballet me presion të pamëshirshëm në Manchester United, sipas bashkëlojtarit të tij Zlatan Ibrahimoviç.
Francezi i cili u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u rikthye në Old Trafford për 89 milionë funte verën e kaluar, humbi një penalti kundër Liverpool’it në ndeshjen e së dielës.
Mungesa e tij në performancë, u bë subjekt kritikash, mirëpo Ibrahimoviçi beson se ish-ylli i Juventusit, ka gjithçka që i duhet për të qenë më i fokusuar.
“Presioni është diçka që më pëlqen”, ka thënë Ibrahimoviç. “Nuk e di se si Paul përballet me presion, s’mund të flas për të. Mirëpo besoj që edhe atij i pëlqen pak presion, përndryshe nuk do të ishte një top-lojtar”, ka thënë Ibra, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.