Lajmet e fundit

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, është afër t’i rikthehet Manchester United-it dhe është i vendosur që ta fitojë Premier Ligën.
Ai madje ka deklaruar për Sky Sports:
“Jam rikthyer që ta përfundoj atë që kam filluar”.
“Gjithçka që kam ndërtuar në sezonin e parë, natyrisht ne fituam tre trofe, fundi nuk ishte ajo që doja, apo që askush e dëshironte, veçanërisht se si shkoi sezoni”.
“Caku është Premier Liga. Ky është caku im për ta arritur”.
“Gjithçka çfarë kam filluar në sezonin e parë, do ta përfundojmë në të dytin”.