Lajmet e fundit

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, nuk e sheh veten si një futbollistë normal, por si kafshë.
Suedezi ka shënuar 13 gola në 19 paraqitje për “Djajtë e Kuq”. Ai është shprehur se nuk ka “një trup normal” dhe se stërvitja po e ndihmon për të qëndruar në formën më të mirë.
"Trajneri ka bërë një program të mirë stërvitor për mua. Ai ka përshtatur pikat e mia fizike dhe mënyrën se si mund të luaj në çdo ndeshje. Mourinho ka për të marrë shpërblim për këtë. Përzierjen mes trajnimit, shërimit dhe lojës, unë e bëj disi ndryshe".
"Pra, kjo është arsyeja pse mund të luaj aq gjatë. Trupi im nuk është trup normal, por është sikur të shikoni një kafshë. Jam i freskët gjithmonë, ndaj dhe e shoh veten si një kafshë"./albeu