Lajmet e fundit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet të ish-klubi i tij Milan, pas paralajmërimeve se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Parku i Princave.
Kapiteni i Suedisë ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm edhe në Premier League ose edhe në MLS në Amerikë.
Ibra ka kaluar dy sezone në Milan ku ka shënuar 50 gola për këtë klub në të gjitha garat.
Një rikthim të 34 vjeçarit në San Siro e ka përmendur ish-drejtori sportiv i klubit Ariedo Braida, transmeton Klan Kosova.