Lajmet e fundit

Golashënuesi më i mirë në histori të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic e ka krahasuar vetën me verën dhe se ka thënë që do të vazhdojë të jetë edhe më i mirë në vitet tjera.
Ibrahimovic ka shënuar golin e tij të 110-të nga 137 ndeshje sa ka realizuar në të gjitha garat për klubin.
34 vjeçari ka kontratë me klubin nga Parc des Princes deri në fund të këtij sezoni, ndërsa ka thënë se ndjen që ende ka për të treguar nga vetja. Ibra ka qenë i lidhur këtë verë me disa klube të mëdha evropiane.
“Mendoj që jam duke bërë progres edhe pse koha është duke kaluar”.
“Jam si vera, sa më e vjetër aq më e mirë. Nuk ndjej të kem rënje – është e kundërta”, ka thënë Ibrahimovic.
Ai ka thënë se për të pasur edhe të ardhmen kaq të mirë, duhet të jetë i fokusuar, i shëndetshëm fizikisht, transmeton Klan Kosova.