Lajmet e fundit

Njëri nga futbollistët më të përfolur këtë afat kalimtar është edhe suedezi, Zlatan Ibrahimovic, i cili pritet që të largohet nga Paris Saint-Germain.
Pas Milanit në Itali tash interesim ka shprehur skuadra e Manchester United që në radhët e veta ta ketë sulmuesin.
Sipas mediave në Angli, Louis Van Gaal është i gatshëm që Ibras t’i ofrojë kontratë tre vjeçare më të ardhura vjetore prej shtatë milionë funta.
33 vjeçari raportohet se është i hapur që të largohet nga Parku i Princave, ndërsa Preimer League mund të jetë destinacioni i tij i radhës, pas Italisë, Spanjës dhe Francës, transmeton Klan Kosova.