Lajmet e fundit

Chelsea është duke e përgatitur një ofertë astronomike për të sjell Zlatan Ibrahimovicin në "Stamford Bridge".
Sipas të përditshmes spanjolle, "Don Balon", londinezët janë të gatshëm t’i ofrojnë 215 mijë paund në javë sulmuesit të Paris Saint-Germain.
Ibrahimovic ka shprehur dëshirën të largohet nga Parc des Princes në fund të sezonit, ndërsa së fundmi është raportuar se destinacion i ardhshëm i suedezit mund të jetë Premier Liga.
Por, Ibra ka deklaruar se është tepër vonë për tu transferuar në ndonjë klube anglez, teksa e ka pranuar që gjatë janarit të takohet me pronarin e Chelseat, Roman Abramovich.
Për shërbimet e 34-vjeçarit janë të interesuar edhe Manchester City si dhe ish-skuadra, Milan, shkruan albeu.com