8 dhjetori është afati i fundit kur komunat do të mund të marrin vendimin për faljen e tatimit në pronë për qytetarët në vlerë prej 100 eurosh.
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, deklaroi në Info Magazine se vitin e ardhshëm komunat do të gjenden në situatë shumë të palakmueshme financiare, për investimet kapitale.
"Janë tri çështje shumë me rëndësi: Është falja e tatimit në pronë, ku vendimi është marrë pa konsultime paraprake. E dyta, është mendimi juridik i Gjykatës Supreme, që do t'i prekë komunat me mbi 26 milionë euro, dhe e treta, mund të them lirisht se 22 komuna janë ndëshkuar nga niveli qendror duke ua zvogëluar buxhetin për investime kapitale", tha Ibrahimi në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=tLtGZih1FW8
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.