Shkrimtari i njohur kosovar Ibrahim Kadriu do të nderohet me titullin “Vula Akademike për Merita Letrare” nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike në Bari të Italisë, raporton KultPlus.
Çmimi do t’i dorëzohet më 4 tetor të këtij viti në edicionin e nëntë të Çmimit Ndërkombëtar Akademik “Lucius Annaeus Seneca”, që organizohet në Kështjellën Normano-Swabiane të Sannicandro-s.
Kadriu është një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë kosovare me vepra si "Kohë e të korrave", "Nëna" dhe "Kalorësi i Karadakut".
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.