Lajmet e fundit

Ish-futbollisti i Barcelonës Ibrahim Afellay pensionohet në moshën 34-vjeçare.
Afellay ka vendosur “të varë këpucët në gozhdë”.
Holandezi, i cili në gjysmën e parë të sezonit aktual ka qenë pa skuadër, i thotë mjaft futbollit të luajtur.
Gjatë sezonit 2019-2020 ka qenë pjesë e PSV Eindhovenit, ekipit ku fitoi katër tituj kampion në Eredivisie në fillmet e karrierës së tij.
Kulmin e arriti me fanellën e Barcelonës, ku gjatë sezonit 2010-2011 fitoi gjithçka: kampionat, Kupën e Spanjës dhe Champions League.
Ai ka luajtur edhe për Olympiacosin në Greqi, Schalken në Bundesligë dhe Stoke Cityn në Premier League.
Me përfaqësuesen e Holandës, Ibrahim Afellay i ka shënuar shtatë gola në 53 ndeshje.