Lajmet e fundit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se klubet nga Premier League kanë shfaqur interesim për të nënshkruar me të.
Kontrata e suedezit skadon në fund të kësaj sezone, kështu që ia vet ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë të qëndrojë në Parkun e Princave.
“Po ka interesim mund ta konfirmoj këtë. Mendoj se kjo ligë është ndër më të fortat në botë”.
Ibra ka thënë se marrëveshja lojtar-klub është sikurse martesa, pra të dy palët duhet të pajtohen me kërkesat e njëra-tjetrës, transmeton Klan Kosova.