Lajmet e fundit

Sulmuesi aktual i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka treguar se kush është bashkëlojtari më i mirë për të i të gjitha kohërave.
Ai në një intervistë për CNN ka thurur disa fjalë për legjendën e Arsenalit, Partick Vieira.
Francezi ka luajtur së bashku me Ibrahimovicin në Inter dhe në Juventus vite më parë.
“Për mua Patrick Vieira është njëri nga futbollistët më të mirë që kam luajtur me të. Ai ishte një përbindësh kur luaja me të, ai më ka mësuar shumë gjëra si në fushë, si jashtë saj”, ka thënë Ibrahimovic.
Duhet pasur parasysh që kjo që ka thënë suedezi është një vlerësim shumë i mirë, kur kemi parasysh se ai ka luajtur së bashku në një ekip me Lionel Messi, Andres Iniesta, Fabio Cannavaro, Alessandro del Piero dhe shume emra të tjerë të mëdhenj të botës së futbollit, transmeton Klan Kosova.