Lajmet e fundit

Milan ka arritu të kalojë në epërsi ndaj Crotones në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A.
Zlatan Ibrahimovic realizoi në minutën e 31-të pas asistimit të bukur nga Leao.
Ky ishte goli i tij i 500-të për klube.
39-vjeçari shënoi 18 gola me Malmoe midis 1999 dhe 2001, ai më pas u bashkua me Ajax ku shënoi 48 gola.
Ibra në vitin 2004 ai u transferua në Itali për herë të parë në karrierën e tij dhe shënoi 26 gola në dy sezone me Juventusin.
Ai u bashkua me Interin në 2009 ku shënoi 66 gola. Ai më pas shënoi 22 gola me Barcelonën, 156 me PSG, 29 me Manchester United, 53 me LA Galaxy dhe 81 me Milanin.