Lajmet e fundit

Ibrahimovic shënoi dy herë ne fitoren e PSG-së ndaj Toulouse me rezultat të thellë 5-0 të shtunën, me kampionët që mbesin të pamposhtur në këtë sezon.
Me 11 pikë para vendit të dytë Caen, suedezi pranon se ekipi i tij e kanë nën kontroll lojën.
“Në jemi në rrugë të mirë,” tha 34 vjeçari.”Ne luajtëm mirë kundër Toulouse.
“Ne luajtëm mirë edhe kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve të martën, por fatkeqësisht ne humbëm. Fitorja e menjëhershme pas asaj ndeshje ishte e rëndësishme. Të dielën ne vërtet luajtëm mirë dhe fituam.”
“Ne e kemi nën kontroll kampionatin, por nuk ka përfunduar ende. Sa më shumë që fitojmë në Ligues 1, aq më të mira shanset në garat tjera për ne,” përfundoi Zlatan.