Lajmet e fundit
Suedezi mendon se ylli ri norvegjez ka kohë që të zhvillohet, por gjithsesi duhet të bëhet burrë duke marrë vet vendimet për karrierën.

Qendërsulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviq, ka komentuar yllin e ri novegjez, Martin Odegaard, pas ndeshjes së të hënës mbrëma në Ullevaal Stadium.
"Nuk mund të flasim shumë për të, pasi babai i tij kontrollon gjithçka. Së pari ai duhet të rritet, të bëhet burrë dhe të marrë përgjegjësitë për vete".
"Ai luajti bukur dhe gaboi rrallë. Martin ka kohë që të përmirësohet, por është shumë e rëndësishme që ai luan për kombëtaren e tij".
'Ibrakadabra' megjithatë nuk deshi të komentoj nëse Reali është klubi i duhur për të riun.
"Të presim dhe të shohim".
Odegaard luajti ndeshjen ndaj Suedisë, duke qenë një ndër lojtarët kyq të kombëtares norvegjeze.