Lajmet e fundit
Ylli i Paris Saint-Germain thotë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Franca tani, por pranon se klubi i tij i ardhshëm do të çudisë shumkë.

Zlatan Ibrahimoviq ka thënë se lëvizja e tij e ardhshme do të jetë surprizë për shumkë, por gjithashtu se nuk e ka ndërmend të largohet nga PSG këtë verë.
Kapiteni suedez është në vitin e fundit të kontratës së tij me kampionin e Ligue 1, gjë që ka ngjallur shumë spekulime për largimin e mundshëm të tij.
Sulmuesi është i lidhur me kalimin tek Manchester United, kthim tek Milan dhe transferim në MLS.
Por, pas fitores ndaj Manchester United, Ibra mohoi të gjitha.
“Lëvizja ime e ardhshme do të jetë befasi e madhe”.
“Por, për momentin jam i kënaqur tek PSG; besoj se kjo shihet në fushë”.
“Kam edhe një vit kontratë dhe jam shumë i lumtur në Paris”.