Lajmet e fundit
Zlatan Ibrahimoviq do të mungojë në ndeshjen e parë të Paris Saint-Germain në kuadër të sezonit të ri, që kampioni i Francës e zhvillon ndaj Lille.

Paris Saint-Germain mbrojtjen e titullit në Ligue 1 do ta fillojë pa Zlatan Ibrahimoviqin, që vuan nga një lëndim gjuri.
Problemi i suedezit me gjurin u vu re në fitoren 2-0 të kryeqytetasve ndaj Lyonit.
Kështu, të martën klubi njoftoi se suedezi ka dëmtuar ligamentin e gjurit dhe do të mungojë në ndeshjen e të premtes ndaj Lille.