Lajmet e fundit

Manchester United do t’ia japë sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic një kontratë afat-shkurtë në tetor, pasi që është impresionuar nga rikuperimi i tij i shpejtë në gju, raporton The Sun.
Ish-ylli i Paris Saint-Germain, ishte liruar nga kontrata njëvjeçare te United, por ka punuar shumë në fitnesin e tij në qendrat e stërvitjes te Manchester United, nën syrin vigjilent të stafit trajnues të djajve të kuq.