Lajmet e fundit

Bastian Schweinsteiger beson se Zlatan Ibrahimovic do të tregohej i zgjuar nëse do t’i bashkohej atij në Ligën Amerikane.
Fituesi i Kupës së Botës, Schweinsteiger e la Manchester Unitedin muajin e kaluar që t’i bashkohet Chicago Fire, dhe tashmë ka shënuar dy gola në katër ndeshjet e para.
Në anën tjetër suedezi ka shënuar 28 gola në stinorin e tij të parë në United por pas lëndimit që mori javën e kaluar, duket se karriera e tij në Old Trafford ka përfunduar.
Një ribashkim me Schweinin në Amerikë do të kishte qenë ndoshta zgjidhja e duhur për 35 vjeçarin.