Lajmet e fundit

Zlatan Ibrahimovic këmbëngul se e ardhmja e tij me Manchester United ende nuk është vendosur, pasi që kontrata aktuale e sulmuesit skadon në fund të sezonit.
Veterani suedez ka qenë në formë shumë të mirë në sezonin e parë në Premier League, duke realizuar 20 gola në të gjitha garat për United.
Pas këtij rezultati edhe trajneri Jose Mourinho ka vullnetin që ta ndalë atë edhe për një tjetër vit.
Derisa është folur për një vazhdim të kontratës edhe për 12 muaj, Ibra ka thënë: “Diçka kështu. Kam për të shënuar 100 gola”.
“Opsioni veç se është përmbushur, por asgjë nuk është e përfunduar. Prej anës sime? Do të presim dhe të shohim se çka do të ndodhë”, ka thënë Ibrahimovic. /Klan Kosova/