Lajmet e fundit
Një doktor suedez ka hedhur dyshimin se Zlatan Ibrahimoviq mund të ketë përdorur substanca të palejuara.

Ulf Karlsson është një doktor shumë i njohur në Suedi që ka qenë në shumë evente botërore në sport, por ai ka lëshuar bombën e radhës që mund të tronditë futbollin.
Ai ka akuzuar drejtpërdrejt Zlatan Ibrahimovic se ështëdopuar gjatë kohë që ka qenë pjesë e Juventusit në moshën 23 vjeç, raporton Albeu.
"Zlatan ka vënë 8 kg në 6 muaj kur ishte pjesë e Juventusit. Mendoj se është dopuar, të paktën kështu më duket mua", është shprehur suedezi për gazetën "Sport Bladet".
"Jam i bindur për këtë gjë. Zhvillimi me 10 kg në 6 muaj te Juventus, është e pamundur që të ndodh diçka e tillë në kaq pak kohë.