Lajmet e fundit

Zlatan Ibrahimovic ka paralajmëruar Real Madridin se klubi i tij është i gatshëm për përballjen me ta.
Parsi Saint-Germain, ka mposhtur Bastian me rezultat 2:0 këtë javë me dy golat e suedezit, ndërsa mbajnë krehun e tabelës në Ligue 1.
Lojtarët e Blanc janë të pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në ligë, ndërsa kanë fituar dy ndeshjet e para në Champions League.
“Patëm rezultat të mirë kundër Bastias pasi ata janë një kundërshtar i fortë, vitin e kaluar ata na patën mposhtur”.
Ndeshja e së mërkurës mund të përcaktoj se kush do të marrë kryesimin në grup, pasi pra të dyja kanë nga dy fitore.
“Do të luajmë kundër njërit nga ekipet më të mira në botë, do të jetë kënaqësi. Neve na duhet të fokusohemi dhe them se jemi gati për ta”, ka thënë Ibrahimovic, transmeton Klan Kosova.