Lajmet e fundit
Sulmuesi suedez ka mohuar zërat që e lidhin me një largim nga Parc des Princes.

Zlatan Ibrahimovic insiston se ai nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Parisi, pasi aty ndjehet i lumtur.
Sulmuesi ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me kampionin e Francës dhe ka kohë që është i lidhur me një rikthim tek Milani, por duket se gjithçka është vetëm spekulim.
“Jam i lumtur tek PSG”.
“Kam edhe një vit të mbetur në kontratë dhe do të vazhdoj këtu”.
“Përkrah kam lojtarë të shkëlqyer, ndaj kemi ambicie të mëdha. Do të bëj gjithçka për të qenë në nivelin e kërkuar, si lojtar i PSG-së”.