Lajmet e fundit
Heroi i Suedisë në ndeshjet e Play Off-it ka lëshuar deklarata të forta në drejtim të përfaqësueses daneze.

Zlatan Ibrahimoviq nuk ka kursyer fjalët kur ka folur për mediat pas përballjes me Danimarkën.
Suedia mposhti të përzgjedhurit e Martin Olsenit duke siguruar kualifikimin për në Euro 2016.
Por Ibra nuk u mjaftua me fitoren pasi lëshoi deklarata të forta në drejtim të kundërshtarëve.
“Fitorja në Danimarkë ishte e madhe”.
“Ata thanë që do të më çonin në pension. Por unë e çova të gjithë kombin danez në pension”.