Lajmet e fundit
Suedezi ka qenë i lidhur me një rikthim tek Milan, ndërsa italiani spekulohej se mund t’i bashkohet Atletico Madridit, por pronari i Parc des Princes thotë se asnjëri nuk do të largohet.

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se edhe Zlatan Ibrahimoviq dhe Thiago Motta do të qëndrojnë në Paris.
Dyshja ka qenë e lidhur me rikthim tek skuadrat ku luanin më herët, Ibra tek Milan e Motta tek Atletico Madrid.
Por, Al-Khelaifi thotë se nuk do të ketë largime të këtij niveli nga Parc des Princes.
“Thiago Motta ka një vit të mbetur në kontratë: ai qëndron”.
“Ibra poashtu ka një vit të mbetur. Edhe ai do të qëndrojë”.
“Duam të fitojmë Champions League dhe bashkë me të tjerët që qëndrojnë, Di Maria, të cilin e transferuam do të jetë ndihmë e madhe”.