Lajmet e fundit
Sulmuesi suedez i PSG, Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se ka dëshirë që të luajë në Bundesliga te Bayern Munich, nëse do të largohej.

Ai ka qenë i përfolur këtë verë për një largim nga klubi parisien, ndërsa interesim të madh për të ka shprehur Milani.
“Saktësisht është një ligë që ma fascinon mua. Ndoshta një ditë mund të luajë atje, ende kam kohë, jam vetëm 33 vjeç”.
“Nëse do të luaja në Gjermani, atëherë do të zgjidhja Bayernin. Ata janë njëri nga pesë klubet më të mira në botë” ka thënë Ibrahimovic.
Tash për tash thuhet që pengimin e transferimit të tij në Allianz Arena do të mund ta pengonte trajneri aktual Pep Guradiola.