Suedezi ka shkëlqyer në pjesën e parë të këtij edicioni, por e ardhmja e tij, pas përfundit të sezonit ende nuk dihet, megjithëse përflitet një kalim i mundshëm në Angli.
Viti 2015 për Zlatan Ibrahimoviqin u mbyll me një gol spektakolar në sfidën ndaj Caen.
Gjithsesi magji të tilla nga Ibra i kemi parë shpesh, por ajo që i intrigon të gjithë për momentin dhe që përbën më shumë lajm ka të bëjë me të ardhmen e bomberit suedez.
Zlatan tashmë në moshën 34-vjecare po udhëheq Paris Saint-Germain-in drejt fitimit të një tjetër titulli kampion në Francë, i 4-ti radhazi për parizienët.
Por në verën e ardhshme Ibra nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Laurent Blanc. Shtalartit i përfundon kontrata me kampionët e Francës në mbyllje të këtij sezoni dhe e ardhmja e Zlatan do të jetë diku tjetër.
Për të është folur shumë për një kalim të mundshëm në Major League Soccer por nuk përjashtohet as mundësia që Ibrahimovic të transferohet në Kinë ose të qëndrojë sërish në kontinentin e vjetër.
Në Europë Ibra pëlqehet nga ish skuadra e tij, Milani, por së fundmi kanë dalë në skenë edhe disa klube të Premier Leagues, dhe mund t’i jetë pikërisht kampionati anglez destinacioni i ri i sulmuesit suedez.
Zlatan ka luajtur në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë 4 kampionate shumë të rëndësishme dhe ndoshta ky shansi i fundit për të që të tregojë vlerat e tij edhe në Premier League.
Nuk do të ishte aspak cudi që sezonin e ardhshëm ta shikonim Zlatanin të mbante veshur fanellën e Chelsea-it.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.