Lajmet e fundit
Mediat në Itali kanë raportuar se ylli Zlatan Ibrahimovic dëshiron që të rikthehet te Milani, kështu ka mbetur që klubi italian të forcojë kontaktet me klubin parisien për të arritur marrëveshjen.

Rosonerët edhe më parë kanë shprehur interesim për Ibran, por tash gjasat janë shumë të mëdha që kjo të ndodhë pas ardhjes së investitorit të ri, i cili ka premtuar investime të mëdha.
Mirret vesh se Adriano Galliani ka kontaktuar me agjentin e lojtarit, Mino Raiola gjatë ditës së sotme, përveç kësaj thuhet se ka folur edhe nëpërmjet telefonit me Ibran.
Suedezi ka shprehur dëshirën që të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me Milanin.
Në tetor Ibra mbush 34 vite, kurse kontrata e tij me PSG skadon në qershor të 2016.
Ai ka qenë lojtar i Milanit gjatë periudhës, gusht 2010 – korrik 2012.