Lajmet e fundit

Zlatan Ibrahimovic dhe Javier Pastore janë lënë jashtë formacionit të skuadrës nga trajneri Laurent Blanc për ndeshjen me Bordeaux.
“Nuk kam dyshime për formën fizike të Ibras, por e di që nuk është në gjendje të mirë aktualisht. Ai edhe mund të luajë por edhe mund të mos luajë. Dëshirojë që ai të pushojë dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e Champions League”.
“Pastore nuk do të përfshihet sigurt, ai ka përparuar shumë në stërvitje, për këtë ka pasur nevojë. Ai ka dy lëndime të vogla dhe ka nevojë për pak pushim”, ka thënë Blanc.
Kështu, parisienët raportohet se nuk do të mund të llogarisin në asnjërin prej tyre ne ndeshjen në udhëtim, transmeton Klan Kosova.