Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi, ka vlerësuar se ka bazë dyshimi se prapa aktit terrorist në Ibër Lepenc, qëndron shteti fqinj, Serbia me në krye, presidentin e saj, Aleksandar Vuçiq.
Ai u shpreh tek DPT Fidani, se mbi këtë nuk preferon të japë deklarata politike, por si ish-zyrtar polior iu referohet hetimeve, megjithatë dyshimet e tij i fakton rasti i kaluar i aktit terrorist të tyre në Banjska, transmeton klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=u0Zcfb6Mj58
''Ne jemi sprovuar me akte të mëhershme të grupit terrorist që ishte në 24 shtatorin e vitit të kaluar''.
''Ata u deklaruan se nuk kanë lidhje me Serbinë, por imazhet e dronit, e demantuan atë dhe kjo më vonë me aktakuzë po dëshmohet lidhja e pushtetit të Serbisë, një vendi fqinjë në krye me Vuçiqin se qëndron pas gjithë kësaj, dhe supozohet apo ekziston baza e dyshimit se edhe ky akt terorrist diverziv në infrastrukturën kritike është vepër e tij''.
https://www.youtube.com/watch?v=N2t4hW06kYo
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.