Lajmet e fundit

Një zyrtar komunal është arrestuar në Viti pasi ka keqpërdorur pozitën zyrtare.
Siç njofton policia, i dyshuari ia ka mundësuar një qytetari identitetin e rrejshëm si shtetas i Kosovës, një shtetasi të Serbisë (Preshevë).
“Nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në komunë, i cili duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport, transmeton Klankosova.tv.