Një person është arrestuar pasi nën ndikimin e alkoolit e kishte ofenduar vëllain e tij, më pas ia kishte dëmtuar me thikë gomat e veturës, në Mitrovicë të Jugut të mërkurën.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rastin në polici e ka raportuar vëllai i të dyshuarit. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.