Një 41-vjeçare është arrestuar në Durrës pasi i ka vënë zjarrin makinës së ish të dashurit të saj.
41-vjeçarja Dorina Stafaj ishte kthyer nga Italia me qëllimin për t’i vënë flakën banesës dhe automjetit të ish të dashurit të saj, 42-vjeçarit të identifikuar me inicialet K.S., shkruan abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë ngjarje, është shpallur në kërkim vëllai i saj, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me të për djegien e automjetit.
Sipas policisë, shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë bërë një konflikt i vjetër, që kanë pasur tre personat mes tyre.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.