Burim Vatovci është banori i radhës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.
Para se të futej në shtëpi, Vatovcit i është bërë një surprizë me një video të babait të tij, krijuar nga Inteligjenca artificiale.
“Burim, i vogli i shtëpisë, më mungon, e i mungon nënës. M’u plotësu dëshira që e kisha. Trego vetën, i vogël me trup, e i madh me zemër. Unë e nana të shohim nga ekrani i parajsës”, thuhej ndër tjerash në videon e krijuar nga AI.
Me emocione të mëdha, Burimi zbuloi se e kishte vizituar varrin e babit para se të hynte në Big Brother.
Për detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=_c7S2y9MJUE
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.