Një 70-vjeçar nga Peja është nisur për të marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” që do mbahet nga ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ai për Klan Kosova, ua përçoi një mesazh të gjithë shqiptarëve, që të ngritin zërin për lirimin e luftëtarëve të lirisë, transmeton Klankosova.tv.
“Kërkesa ime është kërkesë gjithëkombëtare shqiptare që ne e ngrisim zërin të bashkuar, unik, që t’i mbrojmë të drejtat tonë kombëtare shqiptare. E drejta jonë kombëtare është lirimi i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që janë luftëtarët e lirisë që ne e gëzojmë sot”, tha ai.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.