Simon Wheatcroft megjithëse është i verbër ka vendosur të sfidoj vetën në maratonën e fundit të Saharës, në Afrikën Veriore.
Wheatcroft distancën e kaluar e kaloi pasi kishte bërë një aplikacion për telefon së bashku me IBM për ta kaluar shtegun e vështirë dhe për ti përballuar të nxehtit të madh afrikan.
Sipas tij ky aplikacion e njofton kur ai devijon nga rruga, meqë funksionon në parimin e senzorëve për parkim të veturës.
Funksioni i këtij aplikacionit realizohet përmes GPS dhe sistemit të navigimit dhe mund të identifikojë objektet që i ka përreth.
Wheatcroft dhe IBM janë duke vazhduar për të zhvilluar teknologji me të cilën senzorët do të integrohen në rroba.
Kronikë nga Valon Rashiti
https://youtu.be/1HKcsjXuD2w
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.