Lajmet e fundit

Martha Fernack ishte vetëm 15 vjeçe, kur ndërroi jetë nga konsumimi i një doze fatale të ekstazisë.
Tash nëna e saj, Anne- Marie, po bën thirrje që droga të legalizohet, sepse sipas saj vetëm kështu do ndalohej vdekja e fëmijëve nga droga, transmeton Klan Kosova.
“Martha e donte shumë jetën, por ishte një vajzë shumë kurioze”.
“Kurioziteti është diçka shumë normale, por ajo si shumë të rinj të tjerë pati qasje që të gjente drogë”, shprehet Anne -Maire.
Pas vdekjes së saj, Anne-Marie, ka kërkuar në kompjuterin e vajzës, kishte zbuluar se ajo ka kërkuar informata se si të merrte drogë e të mos kishte pasoja.
“Martha donte të bëhej high, ajo nuk dëshironte të vdiste.
“Unë po mundohem te bëjë më të mirën, që fëmijë të tjerë të mos vdisnin si Martha”.
“Dyzetë njerëz në javë vdesin nga droga, e nëse i lajm gjërat si janë atëherë asgjë nuk mund të ndryshojë”, tha Anne- Marie.