Lajmet e fundit

Një mesazh telefonik po ua prishë qetësinë tash e sa ditë plot qytetarëve të vendit tonë.
Kjo për faktin se mesazhi që po pranojnë ka tone urgjence kinse nga shteti, ku po u thuhet se duhet të paguajnë një gjobë trafiku, raporton Kiks Kosova.
Një mesazh i tillë i kishte ardhë edhe një mërgimtari dhe bashkëshortes së tij, i cili ishte nisur për në Gjermani e po priste në kufi.
Me të parë atë mesazh, ai kishte lajmëruar vëllain e gruas së tij në Kosovë, për të marrë mendimin se çka mund të jetë.
Menjëherë pasi kishte parë fotografinë që ia kishte dërguar dhëndri, Imran Xhemaili nga Gjilani, e kishte paralajmëruar atë e motrën që të mos klikonin asgjë sepse është mashtrim.
33-vjeçari për KIKS Kosovën rrëfen detajet e mesazhit që ia ngritën dyshimet.
Gjilanasi rrëfeu se është i njoftuar për mashtrime të tilla pasi që edhe shumë bashkëvendës të tij janë mashtruar nga disa hakerë që kinse do u lëshonin kredi të shpejtë.
Me një mesazh të ngjashëm qytetarët u përballën edhe në ditët e fundit të vitit 2025.
Nga ai mesazh atyre u kërkoheshin të dhëna personale kinse nga Posta e Kosovës. /Klankosova.tv