Një vajzë që e quajtën “të shëmtuar” ka dëshmuar se sa lehtë mund të arrihet “bukuria”.
Ajo përmes një video në YouTube ka thënë se pasi e kanë cilësuar “të shëmtuar”, ka vendosur të dëshmojë se nuk ka standarde që e definojnë bukurinë, transmeton Klan Kosova.
Vajza, që nuk e ka bërë publik identitetin e saj në këtë video, ka treguar se stereotipi i “vajzës së bukur” mund të arrihet thjesht dhe vetëm me grim.
“Prandaj, mos e krahasoni veten ose të tjerët në jetën reale me njerëzit në Instagram, fotografitë e revistave apo videot që qarkullojnë në rrjete sociale, sepse ju nuk e keni dritën më të mirë, grimin apo këndin e duhur gjatë këtij krahasimi. Përpos kësaj, është thjesht budallallëk të krahasoheni”, ka thënë ajo duke i motivuar kështu të gjitha vajzat që të ndjehen mirë me veten.
Tek e fundit, bukuria e vërtetë është ajo se si ju ndjeheni me veten. Prandaj, mos u shqetësoni :)
https://www.youtube.com/watch?v=6uay5p7fj1E&time_continue=195&fbclid=IwAR200FGGHA0_DvTjSBPZ-iAe46gmDlvw8hQKT1tkEj2V1cDwcAfLT1nlf3E&app=desktop
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.