Lajmet e fundit

Raphael Varane është vetëm francezi i pestë që luan në të njëjtin vit në finalen e Ligës së Kampionëve dhe asaj të Kupës së Botës.
Zinedine Zidane, Didier Deschamps, Cristian Karembeu dhe Thierry Henry janë ata që e kanë arritur një gjë të tillë më herët.
Por vetëm Varane dhe Karembeu kanë arritur që t’i fitojnë që të dyja – dhe që të dyja me Real Madridin dhe Francën.
Madje Varane, i ka fituar tre tituj me radhë të Ligës së Kampionëve me mbretërit, dhe katër në përgjithësi.