Lajmet e fundit

David Luiz është i sigurt se Manchester United janë të interesuar për Jose Mourinhon, dhe mendon se ish trajneri i tij nuk do ta ketë aspak problem që ta zëvendësojë holandezin Louis van Gaal.
Emri i Mourinho’s është lakuar shumë së fundmi për shkuarjen e tij në Old Trafford, përderisa Van Gaal i është nënshtruar një presioni të madh që ta lërë ekipin.
Ndërsa, ish qendër-mbrojtësi i Chelsea’s, ka thënë se nuk do të ishte aspak surprizë nëse Mourinho do t’i bashkohej United në një të ardhme të afërt.
“Trajnerët shkojnë e vijnë, është pjesë e futbollit”, thotë Luiz. “Jose nuk do të jetë jashtë tregut për një kohë të gjatë, ai nuk është kurrë”.
“S’mund të shpërfillet suksesi i tij, për këtë arsye jam i sigurt se Manchester United po e kërkon”.
“Nuk mendoj se Jose do ta ketë problem të menaxhojë me United. Ai gjithmonë do të interesohet për Chelsea’n, por Jose bën gjithmonë çfarë është mirë për Jose”.