Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e oborrit të një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit në Shkodër.
ABCNews.al, bën të ditur se lënda plasëse është vendosur në oborrin e banesës së gjyqtarit, Tonin Sterkaj, transmeton Klankosova.tv.
Nga raportimet e para thuhet nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.